Zaev: Modeli për modelin e ri zgjedhor të të merret me konsensus

Maqedonia

Zaev: Modeli për modelin e ri zgjedhor të të merret me konsensus

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:15
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev thotë se si Qeveri dhe si parti janë të gatshëm për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe se për ata janë është e pranueshme edhe një njësi zgjedhor ose lista të hapura. Dy modelet, sipas kryeministrit nuk mund të kombinohen ndërsa për këtë duhet të merret vendim me konsensus.

“Shumë e rëndësishme është ndikimi i partive të vogla politike, për shkak se mund të ulemi në partitë më të mëdha dhe të dakordohemi diçka që në mënyrë absolute neglizhon partitë më të vogla, dhe kjo nuk është mirë. Partinë që e udhëheq unë është për modele që zhvillojnë demokracinë në vend. Për këtë shkak jemi për një njësi zgjedhore, dhe mund të mendojmë edhe për listat e hapura, përkatësisht do të të mbështesnim edhe lista të hapura”, tha Zaev.

Premtimi para zgjedhjeve, tha kryeministri Zaev, ka qenë për një njësi zgjedhore për shkak se në këtë mënyrë secila votë është e barabartë dhe se votat nuk humben.

“Kishte raste kur parti politike kishin 30.000 apo 40.000 vota dhe nuk fitonin asnjë deputet. Ne angazhohemi që këto vota të maksimalizohen nëpërmjet një njësi zgjedhore, edhe pse LSDM si parti më e madhe më së shumti do të humbiste, pastaj e dyta, e treta”, tha Zaev.

Sipas tij, me këtë fiton demokracia dhe qytetarët e Maqedonisë dhe se për atë është e pranueshme ose një njësi zgjedhore ose lista të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat