Zaev: Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të kenë takim të përbashkët, me siguri këtë të mërkurë

Maqedonia

Zaev: Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të kenë takim të përbashkët, me siguri këtë të mërkurë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 21:16
Zoran Zaev

Franca dhe Gjermania mbrëmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë të bisedojnë, ndërsa sipas informacionit tim, qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të kenë takim të përbashkët, me siguri të mërkurën, tha kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar ambientin përpara samitit të Këshillit të Evropës.

Unë jam i bindur fuqimisht se do të negociohet një datë, tha Zaev para fillimit të seancës së 159 qeveritar të mbajtur në Manastir.

“Mbrëmë ata filluan dhe do të vazhdojnë të flasin, ndërsa sipas informacionit tim qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të kenë një takim të përbashkët, me siguri të mërkurën. Nesër fillon Këshilli Ministror, ku do të bëhen të ditur të dhëna e para, ndërsa Këshilli i Evropës do të mblidhet më 17 dhe 18 tetor”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat