OBRM-PDUKM dorëzon propozim ligj për rritjen e pensioneve

Maqedonia

OBRM-PDUKM dorëzon propozim ligj për rritjen e pensioneve

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM sot në Kuvend ka dorëzuar propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me të cilën kërkojnë që përsëri të kthehet ligji i vjetër me të cilën pensionistët në vazhdimësi merrnin rritje të pagave.

Sipas partisë, me rikthimin e ligjit të vjetër do të shfuqizohet ligji dëmtues të cilën e ka miratuar LSDM me të cilën shkurtohen e drejta e rritjes së pagës prej 500 denarë të mbi 310 mijë pensionistëve.

Nga atje bëjnë thirrje që edhe kolegët e tjerë deputet të pranojnë propozimin e ofruar nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat