Zaev: Mosfillimi i negociatave ndikon në Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Zaev: Mosfillimi i negociatave ndikon në Marrëveshjen e Prespës

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 20:38
Zoran Zaev

Nene të përcaktuara të Marrëveshjes së Prespës, janë të lidhura me hapjen e kapitujve në procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në intervistën për stacionin informativ Euronews, në gjuhën greke.

“Përgjigjja pozitive e Unionit për fillimin e negociatave, do të thoshte motivim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, theksoi ai.

“Ekziston lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe hapjes dhe mbyllje se kapitujve për integrim. Veçanërisht për përdorim të brendshëm për disa raste. Ekziston lidhje sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar se mundemi ta bëjmë atë për shkak të së ardhmes që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në Bashkimin Evropian. Edhe në këtë kontekst, nuk ekziston mundësi për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Një pjesë e saj do të ngrijë sepse nuk është i mundur zbatimi i saj. Do të tentojmë të zbatojmë disa dispozita, por të dyja janë të lidhura mes tyre, sepse procesi i rotacionit të kapitujve do të thotë dorëzim i sovranitetin tonë kombëtar te Bashkimit Evropian”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev thekson se perspektiva evropiane është rruga e vetme.

“Nëse dritat e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian shuhen atëherë do të bjerë errësira. Nëse ka terren për radikalizim, për kthimin e nacionalizmit, kjo do të shkaktojë dëm të madh në të gjithë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka problem, atëherë Evropa do të ketë problem”, thekson kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat