Zaev: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet deri në fund

Maqedonia

Zaev: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet deri në fund

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 18:48
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksi sot se mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“I kemi studiuar me kujdes vërejtjet që kanë mbërritur nga pala greke, ndërkohë që edhe vetë i konstatuam dhe presim që edhe pala greke të bëjë hapa konkretë, si ndryshimi i tabelave”, theksoi Zaev.

“Qëllimi është të dërgojmë një mesazh të qartë se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet deri në fund, sepse sjell partneritet strategjik, përfitime për vendin tonë, fqinjësi të mirë dhe hap shumë perspektiva”, nënvizoi kryeministri Zoran Zaev.

“Qëllimi ynë është që mesazhi t’i dërgohet BE-së dhe jo popullit dhe politikës greke, që të bëhet kujdes për kapitujt se duhen hapur sa më shpejt. Është ndryshuar Kushtetuta e shtetit, ndryshimi i emrit po zbatohet kudo. Më vjen keq që opozita nuk e përmend këtë fakt”, theksoi ai dhe shtoi se nuk është humbur shpresa për hapjen e kapitujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat