Angelovska: Po punojmë intensivisht në përmirësimin e transparencës fiskale

Maqedonia

Angelovska: Po punojmë intensivisht në përmirësimin e transparencës fiskale

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 18:41
Nina Angelovska

Po punohet intensivisht në përparimin e reformave të menaxhimit të financave publike, në veçanti për të përmirësuar transparencën fiskale dhe një sistem të ri të integruar të informacionit për menaxhimin financiar. Kjo u theksua në Këshillin e menaxhimit të financave publike të mbajtur në Ministrinë e Financave me rastin e rishikimit të raportit gjysmëvjetor për planin e veprimit 2019 për Programin e reformës në menaxhimin e financave publike.

Këshilli, i kryesuar nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, theksoi se Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Administratën Doganore, Byronë për blerjet publike, Entin Shtetërorë për Statistika, Entin Shtetërorë për Revizion, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Shtetëror për ankesat e blerjeve publike po punojnë me shpejtësi në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në Planin aksional.

Angelovska tha se së shpejti do të lëshohet në përdorim portali “Financa të Hapura”, i cili është krijuar për t’i siguruar publikut një përmbledhje të të gjitha pagesave të Thesarit. Gjithashtu, të dhënat dhe analizat e reja të dhëna në strategjinë fiskale dhe planin vjetor të menaxhimit të borxhit publik janë duke u publikuar, ndërsa së fundmi realizimi i shpenzimeve kapitale për përdoruesit e buxhetit ka filluar të publikohet në një aplikim të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat