Dorëzohet propozim ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoni - Bota Sot
Dorëzohet propozim ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoni

Maqedonia

Dorëzohet propozim ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoni

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Një grup prej rreth dhjetë deputetësh paraqitën sot në Kuvend dy propozime, një që zgjedhjet e ardhshme të bëhen me një njësi zgjedhore dhe një tjetër për listat të hapura për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Në propozimin e parë ne kërkuam të ndryshojmë nga gjashtë njësi zgjedhore në një njësi, ndërsa në të dytën futëm lista të hapura në zgjedhjet lokale, numër të barabartë të grave dhe burrave në zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe një mekanizëm për zgjedhjen e këshilltarëve të paritetit”, tha Liljana Popovska nga RDM.

Sipas saj, këto ndryshime do të ofrojnë një model më demokratik, i cili nga njëra anë është një mundësi që të gjitha subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjidhen dhe votat e qytetarëve të mos dështojnë, por të bëhen deputetë në Kuvend, dhe nga ana tjetër, mundësi për qytetarët që të shprehen drejtpërdrejt dhe kujt t’ia japin përparësi në zgjedhjet lokale.

E pyetur nëse ata kishin mbështetje të mjaftueshme për të votuar në Kuvend, Popovska tha se ajo kishte mbështetjen e më shumë se 61 deputetëve, LSDM-së në pushtet, si dhe partive të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat