Lëndohen 4 persona në shkritoren “Makstil”, njëri në gjendje të rëndë - Bota Sot
Lëndohen 4 persona në shkritoren “Makstil”, njëri në gjendje të rëndë

Maqedonia

Lëndohen 4 persona në shkritoren “Makstil”, njëri në gjendje të rëndë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

Në orën 07.53 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë sjellë katër persona të lënduar në shkritoren Makstil. Më vonë u vërtetua se personat janë shtetasit N.N (1973), E.V (1992), B.M (1984) dhe S.S (1971) të gjithë nga Shkupi.

Aktualisht dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekëve po lufton për jetën prandaj është transferua menjëherë në Klinikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët po trajtohen për lëndime trupore më të lehta, ndërsa hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve.

Të gjithë personat kanë plagë djegie. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:50 kur në një gropë të fabrikës është derdhur metal i shkrirë prej 100 tonësh. Rënia e metalit të shkrirë ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm ku dhe ka plagosur katër punëtorë që ndodheshin aty pranë.

Aktualisht zjarri është ende aktiv dhe ende nuk është arritur të shuhet. Inspektorët e OKD, EUMNA dhe Inspektori i Punës ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e ngjarje së rëndë ku mbetën të plagosur 4 punëtorët në fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat