Maqedoni, dënohet me 500 euro pronari i cili braktisi qenin e tij - Bota Sot
Maqedoni, dënohet me 500 euro pronari i cili braktisi qenin e tij

Maqedonia

Maqedoni, dënohet me 500 euro pronari i cili braktisi qenin e tij

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka gjobitur me 500 euro një pronar i cili ka braktisur qenin e tij.

Personi para shërbimeve inspektoriale të AUV-së ka vërtetuar se ka qenë pronar i qenit i cili nuk ka qenë i çipuar.

AUV ju bën apel pronarëve të kafshëve shtëpiake që deri në fund të këtij viti të shfrytëzojnë mundësinë që pa pagesë t’i çipojnë kafshët e e tyre në kuadër të fushatës falas të mikroçipimit që nisi në shtator të vitit të kaluar.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka siguruar 100.000 mikroçipa për kafshët shtëpiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat