Georgiev: Nuk mund që Komisioni të caktoj se çka ishte Goce Dellçevi

Maqedonia

Georgiev: Nuk mund që Komisioni të caktoj se çka ishte Goce Dellçevi

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:46
Goce Dellçevi

Nëse Komisioni i përzier të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike vazhdon të këmbëngulë në punën e tij për të vendosur dhe shkruar në një dokument që Goce Dellçev ishte bullgar apo maqedonas, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër, tha anëtari i Komisionit të Maqedonisë, Dragi Georgiev, për televizionin kombëtar bullgar.

“Goce Delçev është një temë shumë e ndjeshme dhe për t’iu përgjigjur nëse Goce Dellçev ishte bullgar apo maqedonas dhe të këkrohet kjo nga komisioni ynë, mendoj se është absolutisht e papranueshme. Nuk i takon komisionit të thotë se çfarë është Goce Dellçev”, tha Georgiev.

Sipas tij, në atë kohë nuk ekzistonte “botë e zezë dhe e bardhë” dhe nuk kishte ndarje të qartë të vetëdijes bullgare ose maqedonase, sepse “gjithçka është ndërthurur dhe të gjitha zhvillimet në atë periudhë janë kaotike”.

Komisioneri bullgar Angel Dimitrov, në të njëjtin emision tha se ai besonte se Komisioni duhet të konfirmoi se çka ishte Goce Dellçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat