Dendias: Vendimi për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk duhet të ngadalësohet

Maqedonia

Dendias: Vendimi për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk duhet të ngadalësohet

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:56
Nikos Dendias

Diskutimi për metodologjinë e procesit integrues nuk duhet t’i ngadalësojë sjelljet e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në intervistën “To vima” lidhur me pozitat franceze për të cilat shton se Greqia i mbështet.

Shefi i diplomacisë greke sqaron se edhe në interes të Greqisë është që vendet e rajonit të bëhen pjesë e familjes evropiane, ndërsa lidhur me sigurinë e zgjedhjeve tek ne nëse fiton OBRM-PDUKM-ja, thekson se Athina nuk përzihet në brendësinë e vendeve tjera, por pret kushdo që është në pushtet, Marrëveshja e Prespës, të implementohet tërësisht.

“E mbështesim pozitën e Francës për nevojën për shqyrtim të sërishëm dhe optimizim të metodologjisë së procesit integrues. Por, diskutimi adekuat nuk duhet t’i ngadalësojë sjelljet e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Lidhur me mundësinë që OBRM-PDUKM-ja të fitojë në zgjedhjet, përsëris se vendi ynë nuk përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera. Presim nga fqinji dhe së shpejti aleat në NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht qeverive, tërësisht dhe saktë ta implementojë Marrëveshjen e Prespës”, thotë Dendias.

Lidhur me mundësinë për ndarjen e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, shefi i diplomacisë greke sqaron se Greqia dëshiron të dyja vendet së bashku të shkojnë përpara.

Duke folur për vizitën e javës së kaluar në Shkup, Dendias thotë se qëllimi ishte që të thellohet bashkëpunimi bilateral dhe të shprehet mbështetje për perspektivën evropiane.

“Vizita në Shkup, si parametra bazë i kishte përforcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale në një spektër më të gjerë në sfera dhe promovim të zbatimit të plotë dhe të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës që është një parakusht i nevojshëm për bashkëpunim të dy shteteve në të gjitha sferat. Njëkohësisht, kishte për qëllim ta konfirmojë mbështetjen aktive, me iniciativa konkrete të Greqisë të perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, natyrisht me respektimin e kushteve aktuale, por edhe në bazë të vetë arritjeve”, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë në intervistën për “To Vima”.

Për dy komisionet që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës, njëri për librat, ndërsa tjetri për shënimet tregtare, Dendias sqaron se në periudhën në vijim do të mbajnë takime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat