Flamuri i Maqedonisë së Veriut valon në Londër së bashku me flamujt e vendeve anëtare të NATO-s

Maqedonia

Flamuri i Maqedonisë së Veriut valon në Londër së bashku me flamujt e vendeve anëtare të NATO-s

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:52
Flamuri i Maqedonisë së Veriut

Flamuri i Maqedonisë së Veriut është vendosur në radhën e flamujve të vendeve anëtare të NATO-s në Londër.

Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk është plotësisht anëtare, delegacioni i Maqedonisë tashmë është pjesë e Samitit të NATO.

Sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqrinksa, kjo dëshmon se NATO tashmë e sheh Maqedoninë e Veriut si anëtare e saj dhe si aleat i barabartë.

Ndryshe, më herët Zaev në Samitin në Londër, deklaroi se anëtarësimi në NATO ka qenë aspiratë e gjeneratave më të vjetra dhe 25 vite ka qenë qëllim strategjik i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat