Derkoski: Zgjedhjet do të kushtojnë mbi tetë milionë euro - Bota Sot
Derkoski: Zgjedhjet do të kushtojnë mbi tetë milionë euro

Maqedonia

Derkoski: Zgjedhjet do të kushtojnë mbi tetë milionë euro

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:10
Oliver Derkoski

Kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski në intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se zgjedhjet kuvendare do të kashtojnë mbi tetë milionë euro.

“Sipas asaj që pamë në propozim-buxhetin i cili është në procedurë kuvendare, parashihen diku mbi 6.7 milionë euro për zgjedhje. Kam informacion se këtu do të kemi intervenim me amendament diku për rreth 1.5 milionë euro qv do të thotë se mbi tetë milionë euro do të kushtojnë zgjedhjet”, tha Derkoski.

Ai shtoi se këtu përfshihen edhe paratë që do të shpenzohen për mediat për shkak se sipas ndryshimeve ligjore fushatën në media e paguan shteti.

Sipas tij, Lista Zgjedhore është e pastër as sa lejon situata dhe se pastrimi i listës është proces i vazhdueshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat