Xhaferi: Ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë e vogla shqiptare

Maqedonia

Xhaferi: Ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë e vogla shqiptare

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:56
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Xhaferi deklaroi se ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë më të vogla shqiptare.

Ai tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë mundësi procedurale të dorëzojnë propozim për ndryshimin e ligjit, por shtoi se duhet të kenë parasysh, se ai ligj është miratuar me shumicë badenteri, kështu që edhe ndryshimet e propozuara duhet të votohen me atë shumicë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Xhaferi deklaroi se ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë më të vogla shqiptare.

Ai tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë mundësi procedurale të dorëzojnë propozim për ndryshimin e ligjit, por shtoi se duhet të kenë parasysh, se ai ligj është miratuar me shumicë badenteri, kështu që edhe ndryshimet e propozuara duhet të votohen me atë shumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi përfundimtar nëse ligji do të ndryshohet ose jo, është tek deputetët joshumicë të partive shqiptare. Propozuesi i ndryshimeve duhet ta sigurojë mbështetjen e tyre, ndërsa unë nuk besoj se tek partitë më të vogla shqiptare ka disponim për ndryshim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha Xhaferi.

Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk janë detyruese.

“Pohimet e Komisionit në pjesën e institucioneve, se ata nuk janë të gatshëm për zbatimin e ligjit, është problem i institucioneve. Çdo institucion duhet të sigurojë infrastrukturë adekuate për zbatimin e ligjeve që i sjell Kuvendi”, deklaroi Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat