Osmani: Qeveria e obligoi MPB-në për fillimin e bisedimeve për hapjen e vendkalimit Llojan-Miratoc - Bota Sot
Osmani: Qeveria e obligoi MPB-në për fillimin e bisedimeve për hapjen e vendkalimit Llojan-Miratoc

Maqedonia

Osmani: Qeveria e obligoi MPB-në për fillimin e bisedimeve për hapjen e vendkalimit Llojan-Miratoc

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:06
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pohuar se Qeveria e Serbisë dhe e Maqedonisë së Veriut e kanë miratuar tekstin e marrëveshjes për krijimin e kalimit të përbashkët kufitar Llojan- Miratoc.

Ai ka bërë të ditur që ministrat e brendshëm në afat prej shtatë ditësh, duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe të fillojë procedura e ratifikimit në parlamentet e të dyja vendeve.

“Sot edhe Qeveria e Serbisë edhe ajo e Maqedonisë së Veriut miratuan tekstin e marrëveshjes për krijimin e Kalimit të përbashkët kufitar Llojan- Miratoc. Dy qeveritë obliguan Ministrat e brendshëm që në afat prej shtatë ditësh në emër të Qeverive përkatëse të nënshkruajnë marrëveshjet dhe të fillojë procedura e ratifikimit në Parlamentin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat