Gjykata e Selanikut liron një shtetas të Maqedonisë, i arrestuar për shkak të tregtisë me lëndë narkotike - Bota Sot
Gjykata e Selanikut liron një shtetas të Maqedonisë, i arrestuar për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Maqedonia

Gjykata e Selanikut liron një shtetas të Maqedonisë, i arrestuar për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Gjykata në Selanik e shpalli të pafajshëm dhe e liroi një 38 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i arrestuar në muajin janar të këtij viti nën dyshimin se ka tregtuar me drogë, me çka i është caktuar masa e paraburgimit, transmeton AIM.

Më 26 janar të këtij viti, 38 vjeçari është arrestuar në një pjesë rurale në afërsi të Kukushit, pasi ai në mënyrë të paligjshme dhe më këmbë ka hyrë në Greqi, me ç’rast, sipas policisë, i ka poseduar 827 gram heroinë.

I arrestuari, i cili me siguri është bari, që nga momenti i parë e ka mohuar të ketë çfarëdo lidhje me tregtinë me drogë dhe më vonë nga inspektimet laboratorike është vërtetuar që me të vërtetë nuk bëhet fjalë për heroinë.

“Një mostër e substancës së sekuestruar, e karakterizuar si heroinë, u dërgua në laborator, i cili, një muaj e gjysmë pas inspektimit, konfirmoi me shkrim se nuk bëhet fjalë për drogë, por pa specifikuar saktësisht se çfarë ishte në të vërtetë”, njoftoi agjencia e lajmeve greke ANA-MPA.

Gjykata në Selanik mbi bazë të raportit nga laboratori kimik, e ka shpallur të dyshuarin për të pafajshëm për lidhje me drogën por është dënuar me tre muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat