Zaev perosnalisht do të bisedojë me Borissov për çështjen e gjuhës maqedonase - Bota Sot
Zaev perosnalisht do të bisedojë me Borissov për çështjen e gjuhës maqedonase

Maqedonia

Zaev perosnalisht do të bisedojë me Borissov për çështjen e gjuhës maqedonase

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:40
Zoran Zaev dhe Boyko Borissov

Kryeministri Zoran Zaev tha se ai do të takohej personalisht me kryeministrin bullgar Boyko Borissov për të diskutuar çështjen e gjuhës maqedonase, të cilën akademia bullgare e përshkroi si një dialekt bullgar.

“Tashmë kam bërë kontakte me Borissov. Në fund të dhjetorit ose në fillim të vitit të ardhshëm do të takohemi dhe bisedojmë, jemi miq, synojmë të jemi evropianë”, tha Zaev.

Kryeministri nuk zbuloi se si do të reagojë Maqedonia e Veriut ndaj Bullgarisë për këtë çështje.

Angel Angelov, ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, sot tha se deklarata e Kuvendit bullgar ishte qëndrimi zyrtar i Bullgarisë.

Kuvendi bullgar në tetor miratoi kartën e mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me kusht që shteti të përmbushë një seri kushtesh që lidhen me historinë dhe gjuhën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat