Tetë ditë paraburgim për Emil Jakimovskin - Bota Sot
Tetë ditë paraburgim për Emil Jakimovskin

Maqedonia

Tetë ditë paraburgim për Emil Jakimovskin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh për Emil Jakimovski, personi i cili kërcënoi gazetarët.

Gjykatës i procedurës paraprake vendosi masën e paraburgimit për shkak të rrezikut për arratisje, por edhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale.

Prokuroria e akuzon atë për tre vepra penale, “Rrezikim të sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 2 (kryerjen e dhunës në familje), rrezikimin të sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 (nga sistemi i informacionit), dhe mosrespektimi i vendimit gjyqësor sipas nenit 377 paragrafi 5.

Jakimovski u arrestua dje për dhunë në familje, ndërsa së fundmi iu është kërcënuar dhe ka fyer gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat