Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendimin e KRRE-së çmimet e benzinës dhe diselit do të ulen për 0.50 denarë për litër.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 65.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 67.50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli për 57.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat