Lëvizja NDRYSHE reagon ndaj Mizrahit

Maqedonia

Lëvizja NDRYSHE reagon ndaj Mizrahit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:54

Lëvizja NDRYSHE ka reaguar përmes nëj komunikate për skandalin e bërë nga ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashel Mizrahi, kuadër i VMRO-DPMNE-së e cila para disa ditëve nga dikasteri që drejton largoi tabelën me emrin e ri të shtetit dhe vendosi atë me emrin e vjetër.

“Është skajshmërisht joserioze madje krimininale vepra e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të RMV-së mosrespektimi i gjuhës shqipe në institucionin e përfaqësuar nga Rashel Mizrahi. Lëvizja NDRYSHE i përkujton ministres Mizrahi se në atë institucion serioz ekzistojnë 11.514 kërkesa për ndihmë nga qytetarët e këtij shteti dhe të cilëve akoma nuk u është dhënë ndonjë përgjigje nga ana e saj.

Lëvizja NDRYSHE përkujton ministren Mizrahi se deklarimi i saj se do të paguan gjobën për mosrespektim të Ligjit për Gjuhët (gjuhën shqipe) është skandaloz. Nisur nga fakti se ministrja Mizrahi vjen nga komuniteti hebre, Lëvizja NDRYSHE përkujton ministren se shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që ka strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së II Botërore prandaj edhe kjo sjellje e ministres Mizrahi është e pakuptueshme për shqiptarët.

Lëvizja NDRYSHE inkurajon ministren Mizrahi që të përkujdeset për marrëdhëniet ndëretnike në RMV. Në rast të mosrespektimit të mëtejmë të gjuhës shqipe, Lëvizja NDRYSHE paralajmëron padi penale ndaj Minstrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes NDRYSHE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat