OBRM-PDUKM premton ministri të re pas 12 prillit

Maqedonia

OBRM-PDUKM premton ministri të re pas 12 prillit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:56
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare oBRM-PDUKM premton se me ardhjen e tyre në pushtet do të zbatojë masa për të mirën e qytetarëve.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë projekte që do të thotë vendosje të standardeve evropianë sa i përket pavarësisë dhe efikasitet energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor”, thon në nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se për këtë qëllim duhet një ministre e re edhe atë Ministria për Energjetikë dhe që do të përqendrohet në problematikën e energjetikës si qëllim strategjik për zhvillimin e vendit.

“Kjo s’do të thotë se OBRM-PDUKM do ta rrisë burokracinë, përkundrazi do të zvogëlojë burokracinë, do ta ulë numrin e ministrive që deri tani u dëshmua se janë të panevojshme dhe jofunksionale”, shprehen nga kjo parti.

Sipas tyre, ministria e re do të jetë kyçe për zhvillimin e këtij sektori strategjik në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat