Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë, diskutohet për situatën me koronavirusin

Maqedonia

Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë, diskutohet për situatën me koronavirusin

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:07
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Në formatin e zgjeruar diskutohet për gjendjen me virusin Korona dhe masat që do t’i referojë Qeveria.

Përveç anëtarëve të Këshillit, në takim janë ftuar edhe zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkaku i masave ekonomike që Qeveria propozoi në mbledhjen e sotme, në takimin e Këshillit të Sigurisë do të jetë prezent edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.  Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se në takim do të bisedohet edhe për menaxhimin e ndihmave nga jashtë dhe vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe shpalljen e pandemisë në nivel global, Pendarovski ka thirrur tre herë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me qëllim koordinimin e punës së institucioneve për luftë sa më efikase ndaj virusit. Veçmas Këshillit, Pendarovski mblodhi edhe liderët politik prej të cilëve dëgjoi mendimet lidhur me propozimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendje të krizës. Në mungesë të Kuvendit, me propozim të Qeverisë, presidenti shpalli gjendje të jashtëzakonshme duke shtuar se gjendja e krizës do të shpallet varësisht situatës në çdo qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat