Maqedoni: 72 shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

Maqedonia

Maqedoni: 72 shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Për mosrespektimin e orës policore në 24 orët e fundit janë konstatuar 72 raste.

Në mbështetje të policisë së shtetit si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19 deri më tani janë kyçur edhe 530 pjesëtarë të Armatës.

Brenda 24 orëve të fundit me vendim nga Inspektorati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi janë futur në izolim 59 qytetarë, kurse me Deklaratë për vetizolim 224 qytetarë.

Në karantinë shtetërore janë vendosur 29 qytetarë të ardhur nga vendet e treta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat