Bujar Osmani thotë se funksionarët e BDI-së do të dhurojnë një pjesë të pagës për luftimin e Covid-19

Maqedonia

Bujar Osmani thotë se funksionarët e BDI-së do të dhurojnë një pjesë të pagës për luftimin e Covid-19

Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:50
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Bujar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, por solidaritet është personal dhe përgjegjësi morale e secilit prej nesh”.

“Ne, ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë në Qeveri, që vijmë nga radhë e BDI-së, vendosëm që pjesën e të hyrave tona, mbi pagën minimale, ta dhurojmë në Fondin për solidaritet”, shkruan Osmani.

Ai shprehet e bindur se do të fitohet lufta kundër Covid-19 dhe se është e rëndësishme që secili prej nesh të dalë më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat