Grubi:Humbja e PDK-së nuk do thotë se do të humb edhe BDI-ja

Maqedonia

Grubi:Humbja e PDK-së nuk do thotë se do të humb edhe BDI-ja

Më: 6 maj 2020 Në ora: 18:41
Artan Grubi

“Mendoj se rrethanat janë jashtëzakonisht të ndryshme mes situatës në Kosovë dhe në Maqedoni” kështu është përgjigjur deputeti i BDI-së Artan Grubi në pyetjen nëse pret që të ketë ndikim humbja e PDK-së në Kosovë edhe në zgjedhjet parlametnare në Maqedoni, duke pasur parasysh se BDI dhe PDK janë parti të dala nga lufta ose ndryshe të njohura si krahu i luftës.

“Botëkuptimet janë komplet ndryshe si dhe aktualiteti është komplet i ndryshëm nga Shkupi dhe Prishtina. Uroj që edhe në Kosovë të tejkalohen këto pengesa institucionale të cilat po i shohim tash dhe Kosova të stabilizohet dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Begoradit dhe Prishtinës në mënyrë që të zhbllokohet i gjithë rajoni i Evropës Juglindore dhe bashkarisht t’i qasemi integrimeve” thotë Grubi.

Sipas tij, ndërlidhje të tilla të situatave bëhen nga partitë opozitare me qëllim të përfitimit të poenëve politik.

“Një analogji e tillë përpiqet që të bëhet nga partitë opozitare këtu në Maqedoni të cilat në fakt duke mos pasur identitet vetanak dhe kapacitet intelektual vetanak dhe vendore apo burimore, përpiqen që të ndërtojnë analogji me realitete të ndryshme, por e dini që Lëvizjet ndodhin dhe nuk krijohen në laborator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat