LSDM: Mickoski ju ikën zgjedhjeve, frikësohet nga humbja - Bota Sot
LSDM: Mickoski ju ikën zgjedhjeve, frikësohet nga humbja

Maqedonia

LSDM: Mickoski ju ikën zgjedhjeve, frikësohet nga humbja

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

“Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “tashmë është e qartë si dita se Hristijan Mickoski dhe partia e tij po përpiqen të ikin nga zgjedhjet me qëllim që ta zgjasin ditën kur do të pësojnë disfatën zgjedhore”.

“Politikat e tyre të rreme që nuk ofrojnë perspektivë, por vetëm kthim të krimit, korrupsionit dhe mospasje të rendit do të dënohen, për shkak se qytetarët e dinë mirë çfarë mund të ofrojnë ekzekutuesit e Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, qytetarët asnjëherë nuk do ta harrojnë regjimin e OBRM-PDUKM që u bazua në gënjeshtra dhe konflikte dhe se asnjëherë, sipas LSDM-së, nuk do ta harrojnë sjelljen destruktive të Mickoskit gjatë krizës.

“Qytetarët mbajnë mend se si Mickoski gënjeu se nuk ka testime, si kërcënonte ministrin Filipçe me kallëzime penale, se si gjatë kohës së pandemisë ushtronte në fitnes kur puna e tyre ishte e ndaluar. Prej këtu buron frika e tij nga disfata e zgjedhjeve. Sa të donë të përpiqen, OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk do të shpëtojnë nga ballafaqimi me qyetatrët dhe nga procesi zgjedhor që i pret”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se për çdo ditë kërkojnë kushte dhe takime liderësh dhe ikin nga vendimi për datë zgjedhje për shkak se kërkojnë alibi për frikën nga dënimi i qytetarëve.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM ikën nga zgjedhjet e shpejta në dhjetor, por këtë herë do të duhet të ballafaqohen me vendimin e qytetarëve. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin e parë, kur një gjë të tillë do të lejojë situata shëndetësore, të shkojë në zgjedhje kuvendare”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat