OBRM-PDUKM kërkon datë me konsensus, është kundër zgjedhjeve në fund të qershorit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon datë me konsensus, është kundër zgjedhjeve në fund të qershorit

Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:32
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM nuk ka qëndrim të prerë nëse do t’i bojkotojë zgjedhjet e 21 qershorit. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon datë me konsensus, pa treguar planin në rast se shkohet në zgjedhje pa vullnetin e tyre. Të pyetur nëse do ta bojkotojnë procesin, OBRM-PDUKM-ja është e bindur se në qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Të gjithë liderët që ishin në takim janë të mendimit që zgjedhjet të mbahen gjatë fundit të verës. Pra Zaev është i vetëm në qëndrimet dhe kërkesat e tij. Nuk e di si guxon të shkojë me kokë drejt murit”, tha Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së

Opozita nuk ka në plan ndërmarrjen e hapave kundër procesit zgjedhor.

“Tërheqja e listave të kandidatëve në këtë moment nuk është e mundur sepse është akt i kryer në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe nuk ka dispozita përmirësuese”, pohoi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM-ja kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat