Maqedoni, ora policore sot fillon nga ora 19:00

Maqedonia

Maqedoni, ora policore sot fillon nga ora 19:00

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, vendimi për ndalesë apo kufizim të lëvizjes fillon nga ora 19:00.

Gjatë së nesërme ora policore fillon nga ora 11:00, edhe përkundër faktit se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozoi karantinë 58 orëshe gjatë fundjavës dhe ditën e martë, përkatësisht nga dita e shtunë deri ditën e martë.

Një vendim i tillë e dha Qeveria gjatë ditës së djeshme, ndërsa BFI edhe pse nuk dinte vendimin për orën policore shpalli rregullat e faljes së namazit të Bajramit me kushte të veçanta.

Në Maqedoni nga e marta pritet të lehtësohen masat duke hapur kafenetë dhe restorantet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat