Pjesa veriore e Shkupit me më shumë raste me coronavirus

Maqedonia

Pjesa veriore e Shkupit me më shumë raste me coronavirus

Më: 25 maj 2020 Në ora: 09:59
Ilustrim

Numri i infektuar rishtazi me coronavirus në vend po rritet përsëri. Sipas të dhënave të djeshme nga Institutit për Shëndet Publik, 37 raste të reja janë regjistruar me Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarve me cornoavirus në 1.978. raste.

Nga 37 të infektuar rishtazi nga Covid-19, 12 janë në Shkup, pesë në komunën e Gazi Babës, dy në Butel dhe Çair, dhe një në Saraj, Karposh 1 dhe Aerodrom.

Numri më i madh i diagnostifukarve deri më tani është në Shkup – 713, me 199 raste janë aktive, pasuar nga Kumanova 433 pacientë me 34 raste aktive, Prilep 210 pacientë me 48 raste aktive, Tetovë me 172 pacientë dhe 77 raste aktive, Velesi me 127 pacientë dhe 43 raste aktive…

Coronavirusi nuk do të zhduket, thonë ekspertët shëndetësorë dhe zyrtarët. Prandaj, qytetarët duhet të vazhdojnë të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi dhe të mos grupohen, të veshin pajisje mbrojtëse (maskë, shall) që do të mbulojnë gojën dhe hundën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat