ASH: Shteti neglizhon qytetarët e bllokuar në shtete të huaja, nuk ndihmon kthimin e tyre në vend

Maqedonia

ASH: Shteti neglizhon qytetarët e bllokuar në shtete të huaja, nuk ndihmon kthimin e tyre në vend

Më: 25 maj 2020 Në ora: 13:49
Aleanca për Shqiptarët (ASH)

Aleanca për Shqiptarët (ASH), përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kthimin e mërgimtarëve në vendlindje.

“Disa herë kemi reaguar për këtë problematikë, duke apeluar deri tek Ministria e Jashtme dhe Qeveria, se nuk po bën asgjë për të ndihmuar kthimin e qytetarëve tanë, sidomos nga Italia, ku situata është shumë shqetësuese për shkak të numrit të madh të qytetarëve tanë që duan të kthehen në vendlindje. Këtë e themi për shkak se kemi pranuar shumë shkresa të drejtpërdrejta nga qytetarë tanë që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të BE-së për shkak të krizës me pandeminë”, thuhet në njoftimin e ASH-së, duke rekomanduar qeverinë për marrjen e masave të menjëhershme

“Merrni masa sa nuk është bërë vonë, që mos të bëheni ju shkaktarë për ndonjë tragjedi, siç është rasti me një familje shqiptare nga rrethina e Shkupit, e cila sipas informacioneve tona është bllokuar prej 48 orëve në kufirin Hungarez.Numri i atyre që duan të kthehen është shumë i madh, por përfaqësitë konsullore të RMV-së nuk janë në gjendje as t’ua hapin telefonin, e lëre më të bëjnë diçka më shumë për të ndihmuar kthimin e tyre”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat