Spasovski: Po bisedohet me vendet fqinj dhe BE-në për hapjen e kufijve

Maqedonia

Spasovski: Po bisedohet me vendet fqinj dhe BE-në për hapjen e kufijve

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:14
Foto Ilustrim

Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi se vendimi për hapjen e kufijve duhet të pritet në periudhën e ardhshme.

“Po bisedohet edhe me vendet fqinje, si dhe me vendet e BE-së, për hapjen e kufijve. Në periudhën e ardhshme, duhet të presim një vendim të tillë për hapjen e kufijve, bashkëpunim dypalësh, reciprocitet”, tha Spasovski.

Në të njëjtën kohë, Spasovski theksoi se deri në fund të javës, do të bëhet një vlerësim nëse gjendja e jashtëzakonshme, që përfundon të shtunën, do të hiqet.

“Ndërgjegjësimi duhet të rritet në një nivel më të lartë, në një kohë kur ne po flasim për ngritjen e masave. Thjesht, shteti nuk mund të jetojë përgjithmonë nën masa kufizuese”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat