Maqedoni: Ndërron jetë një punonjës shëndetësor i cili ishte infektuar me Covid-19 - Bota Sot
Maqedoni: Ndërron jetë një punonjës shëndetësor i cili ishte infektuar me Covid-19

Maqedonia

Maqedoni: Ndërron jetë një punonjës shëndetësor i cili ishte infektuar me Covid-19

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Është regjistruar viktima e parë e një punonjësi shëndetësor si rezultat i infektimit me coronavirus.

Bëhet fjalë për një farmacist të diplomuar Petar Mojsoski, i lindur në fshatin Podgorci në Strugë.

Siç informojnë nga Oda Farmaceutike e Maqedonisë, ai ishte infektuar me Covid-19, duke kryer detyrat e tij profesionale, duke siguruar kujdes shëndetësor në vendin e tij të punës në një farmaci.

Në deklaratë thuhej shkurtimisht se Oda kishte humbur një anëtar të respektuar, një koleg të dashur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat