Zekiri: Të gjitha iftaret i kisha në shtëpi

Maqedonia

Zekiri: Të gjitha iftaret i kisha në shtëpi

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:31
Muhamed Zekiri

Nënkryetari dhe ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në ‘Facebook’ shkroi se gjatë gjithë kohës së orës policore nuk pasur leje për lëvizje dhe nuk ka shkelur orën policore.

“Për shkak të gabimit të paqëllimshëm të kryetarit Zoran Zaev në konferencë për shtyp se jam infektuar në iftar te vëllai im, dua t’ju njoftoj se gjatë gjithë kohës së muajit Ramazan iftaret i kalova në shtëpi, me familjarët në shtëpi, pa vizita prej askujt. Dalja ime e parë ishte gjatë fundjavës për Bajram dhe u takova vetëm me familjarët e mi më të ngushtë”, thotë Zekiri.

Ai tha se personalisht ka bërë të ditur lajmin për infektimin ndërsa me epidemiologë ka përfunduar anketa dhe autoritetet shëndetësore po e bëjnë punën e vet.

“Duke marrë parasysh se ka palë të prekur që për dallim nga unë nuk janë figura publike, ju lutem të respektoni privatësinë e tyre”, shton Zekiri.

Ndryshe, më herët kreu i LSDM-së, ZOran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se Zekiri është sëmuar në iftar te vëllai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat