“Reketi”, fjalët përfundimtare të Boki 13

Maqedonia

“Reketi”, fjalët përfundimtare të Boki 13

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:01
Rasti " Reketi"

“Reket” është një shfaqje teatrale për publikun. Kështu e përjeton procesin kundër tij edhe Boki 13, i cili është i pandehuri i parë në këtë rast. Në fjalët përmbyllëse para gjykatës, ai tha se me akuzën e Ruskoskës nuk mund të dëshmohet faji i tij. Sipas Boki 13, dëshmitari kryesor është, siç thotë ai, kriminogjeni Orce Kamçev. “Reket” ishte i motivuar politikisht, dhe Boki 13 është parë si një lider i ardhshëm, duke tërhequr një paralele me Vilma Ruskoskën e cila, sipas tij, ëndërronte të ishte Katica Janeva. Boki 13 përmendi edhe Zoran Milevskin. Ai tregoi një fotografi të Kiçeecit në kafene, pasi i ishte shfuqizuar arresti shtëpiak.

Kiçeec është lëshuar për shkak të agjendës politike, për shkak të zgjedhjeve. Shëtitet nëpër Shkup i lirë, me ushtrinë e tij paramilitare duke u shoqëruar me drejtorë – tha Bojan Jovanovski, Boki 13.

Avokatit i Boki 13, Sashko Dukovski kërkoi nga gjykata aktvendim lirimi. Tha se në rastin “Reket” ka pasur lëshime pasi nuk i është bërë ekspertizë telefonit të Boki 13 ndërsa aktakuza është bazuar vetëm mbi deklarimin e Orce Kamçevit, i cili me çdo kusht ka dashur të shpëtojë nga rasti “Perandori”. Në mënyrë shtesë, Dukovski pyeti pse Prokuroria nuk ka vërtetim se familja Kamçev nga banka kanë nxjerrë mbi 700 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat