Filipçe: Kufijtë mbetën të hapur, vëzhgojmë situatën - Bota Sot
Filipçe: Kufijtë mbetën të hapur, vëzhgojmë situatën

Maqedonia

Filipçe: Kufijtë mbetën të hapur, vëzhgojmë situatën

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:32
Foto Ilustrim

Sa u përket kufijve, në Komisionin për Sëmundje Infektive kemi biseduar gjatë uikendit por edhe gjatë ditës së sotme, nuk përjashtohet mundësia që këtyre ditëve të propozojmë disa masa. Kjo do të varet nga mundësia e rrezikut nga Kosova dhe Serbia, u shpreh ministri Filipçe.

“Rreth kufijve, intensivisht kemi shqyrtuar informacionet gjatë fundjavës por edhe mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive, kemi biseduar edhe me përfaqësues, epidemiologë nga Qendrat për Shëndet Publik në shumë qytete në pjesën jugore të Serbisë dhe po presim edhe disa informacione shtesë. Dua të them se është absolutisht është e mundur që ditëve në vijim të rekomandojmë masa, nëse vërtetojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga këta vende mund të rrezikojë sistemin tonë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat