Sela: Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime

Maqedonia

Sela: Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:23
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela përmes një qëndrimi në Facebook ka shprehur revoltën e tij dhe të koalicionit që përfaqëson në lidhje me informacionet e siguruara nga shtabet zgjedhore për parregullsi në disa vendvotime. Sela ka paralajmëruar se do të ankimojë të gjitha parregullsitë.

“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime.

Ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtare. Apelojmë që sa më shpejtë të dilet para opinionit dhe të bëhen publike rezultatet e votës qytetare të shprehur më 13, 14 dhe 15 Korrik. Të mos krijohen vonesa të panevojshme. Të zbardhet çdo dyshim që ka të bëjë me manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Institucionet të veprojnë. Gjithashtu, ju njoftojmë se Shtabi i përbashkët i Koalicionit “Tash është Koha”, pas zyrtarizimit të rezultatit, do të përgatisë edhe ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor”, ka shkruar mes tjerash Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat