Ndërpritet zgjedhja e rektorit të UKM-së

Maqedonia

Ndërpritet zgjedhja e rektorit të UKM-së

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Procedura për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi është ndaluar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky vendim u mor nga anëtarët e këtij komisioni në seancën e sotme me shpjegimin se ishte shkelur Kodi Zgjedhor, respektivisht rektori i ri është zgjedhur në prag të zgjedhjeve. Zgjedhjet në institucione interpretohen si punësime që janë të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore. Komisioni nuk mund të njoftojë Rektoratin, i cili ka qenë i mbyllur për shkak të koronavirusit.

Dorëzimi i rregullt është kusht për procedimin e mëtejmë të suksesshëm të procedurës dhe sipas ligjit tonë konstatojmë se me mos sigurimin e dorëzimit, ne nuk mund të sigurojmë një nga elementet themelore për të vepruar, e ajo është kundërthënia e procedurës”-tha Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e Komisionit kundër korrupsionit.

Anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit thonë se procedura për zgjedhjen e rektorit në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi do duhet të pezullohet deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Më datë 26 të muajit të kaluar Nikolla Jankullovski u zgjodh rektor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ndryshe zgjedhjen e rektorit e shoqëruan reagime që nga fillimi kur u shpallën zgjedhjet për rektor. Nga Sindikata e pavarur e akademikëve reaguan duke thënë se zgjedhjet janë të përshpejtuara dhe se nuk duhet të zhvillohen në gjendje të jashtëzakonshme dhe në periudhë kur janë shpallur zgjedhjet parlamentare. Rreth kësaj problematike reagoi edhe Gjykata kushtetuese e cila u deklarua se bëhet fjalë për përzierje në autonominë e Universitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat