Rritet paga mesatare në Maqedoni

Maqedonia

Rritet paga mesatare në Maqedoni

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Paga mesatare neto për muajin maj ka arritur shumën e 26.390 denarë (429 euro), ndërsa në shumën bruto ka arritur shumën e 39.398 (640 euro) denarë tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Paga mesatare për punëtorë në muajin maj të vitit 2020, në krahasim me pagën mesatare të muajit maj 2019, është rritu për 4.4%.

Kjo rritje e pagës mesatare neto për punonjës vjen si shkak i rritjes të pagave në sektorët e: Informimit dhe komunikimeve (27.7%), Arsimit (12.3%) dhe veprimtarive shëndetësore dhe sociale (8.1%).

Rritja e pagës mesatare neto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët e: Informacionit dhe komunikimit (15.5%), Ndërtimtarisë (5.2%) dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve (4.6%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat