Carovska do ta padisë Jovanovskin për shpifje

Maqedonia

Carovska do ta padisë Jovanovskin për shpifje

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:27
Carovska

Në dobi të së vërtetës dua në mënyrë më të rreptë t’i përgënjeshtroj të gjitha gënjeshtrat dhe konstruksionet e nxjerra në opinion nga ana e Bojan Jovanovskin për lidhje me një projekt të kompanisë ndërtimore “Pelister” dhe për çfarë do bashkëpunimi me Lidhjen ndërkombëtare dhe paralajmëroj se kundër tij do të ngrisë padi për shpifje.

Njëkohësisht e informoj opinionin se me zonjën që e përmend Jovanovski në deklaratën e tij asnjëherë nuk kam bashkëpunuar, as nuk e njoh personalisht. Deklarata e Jovanovskit është tërësisht e pavërtetë dhe sulm direkt dhe prishje e imazhit dhe dinjitetit tim për çka do t’i ndërmarr të gjitha masat juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat