1025 teste në Maqedoninë e Veriut, 128 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

1025 teste në Maqedoninë e Veriut, 128 raste të reja me COVID-19

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:40
Ilustrim

Gjashtë viktima dhe 128 të infektuar nga koronavirusi është bilanci i 24 orëve në Maqedoninë e Veriut.

Katër pacientë nga Shkupi, një nga Kërçova dhe një nga Struga nuk arritën t’i mbijetojnë pasojave të sëmundjeve të tyre, të cilat u komplikuan nga Covid-19.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit prej 1025 testeve të bëra mbi 12% kanë rezultuar pozitiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se me 137 të shëruar sot, numri i përgjithshëm që e mposhtën këtë virus është 5564.

Por, mbetet i lartë numri i rasteve aktive 4183, ndërkaq të vdekur gjithsej janë 466 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 10,213.

Ndërsa nga 96,194 testet e realizuara deri më sot, përllogaritjet dalin se afër 11% kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat