Komisioni për Sëmundje Infektive konsideron të rrezikshme hapjen e plotë të shkollave në Maqedoni

Maqedonia

Komisioni për Sëmundje Infektive konsideron të rrezikshme hapjen e plotë të shkollave në Maqedoni

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:28
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi këtë pasdite se sot në mëngjes ata kishin takim të përbashkët të Komisionit për Sëmundje Infektive me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilin morë pjesë edhe Ministri Arbër Ademi.

“Absolutisht, Komisioni për sëmundje infektive konsideron se është rrezik i madh për shëndetin e nxënësve, prindërve të tyre dhe stafit të shkollës nëse shkollat ​​janë plotësisht të hapura dhe funksionojnë nga fillimi i shtatorit”, tha Filipçe.

Ai për “Sitel” theksoi se ka shumë shembuj nga vende të ndryshme të botës, kur pas hapjes së shkollave për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektuarve, shkollat ​​u mbyllën përsëri.

“Natyrisht, një skenar i tillë është i mundur në vendin tonë nëse shkollat ​​hapen plotësisht. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një sfidë e madhe, se nuk ka zgjidhje ideale. Ne po ndjekim debatin publik. Secili prej grupeve ka argumentet e veta, por ne si Ministri e Shëndetësisë i japin përparësi absolutisht mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve që duhet të shkojnë në shkollë”, tha Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat