Policia belge e arrestoi një person, pas kthimit nga Maqedonia shkeli rregullat sanitare

Maqedonia

Policia belge e arrestoi një person, pas kthimit nga Maqedonia shkeli rregullat sanitare

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:22
Foto Ilustrim

Policia belge e ka arrestuar një të punësuar nga një firmë nga Haalterti i cili ishte për vizitë në Maqedoni dhe është kthyer në punë pa i respektuar rregullat sanitare për Covid-19 të cilat janë në fuqi në Belgjikë, njofton AIM.

“Personi u arrestua menjëherë dhe u vendos në karantinë”, kumtoi kryetari i komunës, Verle Baejens.

Sipas kryetarit të komunës Haaltert, punëtori nuk e ka plotësuar formularin pas kthimit të tij nga Maqedonia, e cila është në zonën e kuqe të Covid-19, dhe nuk e ka respektuar detyrimin për t’u vendosur në karantinë të detyrueshme. Sipas tij, procedura e policisë është e shpejtë dhe e përshtatshme.

“Personi u testua dhe rezultatet do të dihen gjatë ditës. Në varësi të tyre, do të ndërmerren edhe masat në kompani”, shtoi kryetari i komunës.

Kompania dhe punonjësit u njoftuan për ngjarjen, ndërsa punëtori i pakujdesshëm, rrezikon gjobë me para për mosrespektim të masave kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat