Taravari: Nuk besoj se LSDM ka mbështetje të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

Taravari: Nuk besoj se LSDM ka mbështetje të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:32
Arben Taravari

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për televizionin “Alfa” tha se BDI është një e keqe e madhe për Maqedoninë, një kancer i metastasizuar në të gjithë sistemin dhe se ata nuk do të mund të zbatojnë reformat.

“Nuk besoj se LSDM ka mbështetjen të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM apo ndonjë partie tjetër, kështu që qeveria do të ketë një shumicë të paqëndrueshme.

Ne nuk kemi asgjë për të kërkuar në një qeveri të tillë, me BDI-në ne vetëm se do të bënim kompromise. Me ta, unë jam skeptik që reformat janë të mundshme, sikur të luftonit krimin me kriminelët.

BDI është një e keqe e madhe për Maqedoninë, një kancer që është metastazuar në të gjithë sistemin. Për sa kohë që BDI është në pushtet, reformat nuk do të jenë të mundshme”, tha Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat