Maqedoni, në Klinikën për kirurgji plastike janë bërë 500 intervenime në kohë pandemie

Maqedonia

Maqedoni, në Klinikën për kirurgji plastike janë bërë 500 intervenime në kohë pandemie

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Klinika universitare për kirurgji plastike po punon vazhdimisht edhe në kushte të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19. Që nga fundi i marsit, janë kryer më shumë se 500 intervenime kirurgjike dhe më shumë se 2.000 pacientë janë ekzaminuar në bazë ambulatore, kumton Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikë, për momentin, nuk ka lista të pritjes për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Trajtohen edhe pacientët me lëndim të shuplakës së dorës, lëndime të lehta të indeve dhe termale, gjendje kur nevojitet trajtim i brendshëm kirurgjik dhe këto raste trajtohen në këtë institucion të shëndetit publik. Në Klinikë, vazhdimisht po zhvillohet puna shkencore dhe shkëmbimi i përvojave me qendrat evropiane dhe botërore.

“Në mjekësi është e nevojshme të ndiqni trendet e trajtimit, dhe kjo bëhet duke shkëmbyer përvoja me kolegë nga qendra të tjera evropiane dhe botërore. Puna jonë u vlerësua duke pranuar katër punime shkencore për të prezantuar përvojat e mëparshme në trajtimin e dëmtimeve të shuplakës së dorës në kongresin e Federatës Evropiane të Shoqatave të shuplakës së dorës(FESSH), i cili do të mbahet virtualisht për shkak të situatës aktuale me Covid-19, në fillim të shtatorit në Bazel. Në këtë mënyrë, krah për krah me kolegët nga të gjitha qendrat evropiane do të jetë Klinika Universitare për Kirurgji plastike dhe rikonstruese. Gjatë këtij kongresi, Shoqata e Maqedonisë për kirurgji të shuplakës së dorës do të bëhet një anëtare e plotë e FESSH”, thonë nga Klinika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat