Zbulohen 55 emigrantë në një automjet në Strumicë, shoferi në arrati

Maqedonia

Zbulohen 55 emigrantë në një automjet në Strumicë, shoferi në arrati

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 12:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën rajonale që çon drejt fshatit Trivodi, dje në orët e hershme të mëngjesit policët kanë ndaluar një automjet ‘Iveco’ pa tabela regjistrimi.

Sipas raportit policor, shoferi i automjetit kur ka vërejtur se është afruar automjeti i policisë, ka ndaluar, dhe është arratisur bashkërisht me personat që kanë qenë në automjet.

Automjeti është kontrolluar dhe janë gjetur 55 emigrantë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik.

Nga polcia thonë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat