Mbyllja e kufijve mes Kosovës dhe Maqedonisë, bizneset në prag të falimentimit

Maqedonia

Mbyllja e kufijve mes Kosovës dhe Maqedonisë, bizneset në prag të falimentimit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Për të vendosur heqjen e kushteve në kufi, Maqedonia pret stabilizimin e situatës epidemiologjike, kurse Kosova zbaton masa të reciprocitetit.

Këtë amulli po e pësojnë më së rëndi bizneset që kanë ndërvarësi mes të dyja shteteve. Odat ekonomike dhe afaristë nga të dyja anët e kufirit shprehin kritika të ashpra ndaj autoriteteve ekzekutive, duke theksuar se kanë gjunjëzuar bizneset e vogla. Nga OEMVP thonë se nëse kufijtë nuk hapen me gjithë rajonin, patjetër duhet të hapen me Kosovën.

“Edhe për qytetarët edhe për konsumatorët kjo është një pengesë pasi dihet se në vendin tonë një pjesë e madhe e konsumatorëve vijnë nga Kosova, ndërsa ekonomia e Maqedonisë bazohet në konsum. Në këtë krizë pandemie kur shteti kaq shumë ka nevojë për mjete të gatshme, konsiderojmë se këto masa janë të panevojshme dhe pengesë për biznesin- deklaroi Sinkron – Drilon Iseni, Drejtor i OEMVP-së- deklaroi Drilon Iseni, Drejtor i OEMVP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat