I dënuar me 10 vite burg për grup të strukturuar, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi me rrezikshmëri të lartë

Maqedonia

I dënuar me 10 vite burg për grup të strukturuar, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi me rrezikshmëri të lartë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, është ndaluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Mësohet se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar shtetasin T.J., me 10 vjet burg për veprat penale të sipër përmendura, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë bën të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat