Maqedoni: Për 42 përqind të qytetarëve shërbimet komunale janë hallkat më të dobëta të bashkësive lokale

Maqedonia

Maqedoni: Për 42 përqind të qytetarëve shërbimet komunale janë hallkat më të dobëta të bashkësive lokale

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:19
Biljana Bejkova,

“Pothuajse 42 përqind e qytetarëve vlerësojnë se një nga hallkat më të dobëta të funksionimit të bashkësisë lokale janë shërbimet komunale dhe se ato në masë të madhe varen nga vullneti i kryetarëve të komunës”.

Këtë sot e deklaroi Biljana Bejkova, drejtoreshë ekzekutive e OJQ Infoqendra para fillimit të debatit “Si deri te shërbime efikase dhe të pavarura inspektuese në Shkup”, që mbahet në Bashkinë e Shkupit.

Bejkova informoi se si organizatë qytetare, kanë bërë hulumtim themelor për gjendjen me inspektoratet komunale, si dhe hulumtim të mendimit publik në ekzemplar reprezentativ kombëtar.

“Në rajonin e Shkupit, hulumtimi ynë i mendimit publik tregoi se 55 për qind të qytetarëve vlerësojnë se shërbimet dhe inspektoratet komunale varen nga vullneti i kryetarëve të komunave. Ndërsa 40 për qind vlerësojnë se në thelb inspektorët komunal nuk varen vetëm nga vullneti i kryetarëve të komunave, por se janë në rrethin vicioz dhe të fuqishmive, në sfera ekonomike dhe të tjera”, tha Bejkova.

Ajo tha se problem i madh për inspektorët komunal është se u japin llogari kryetarëve të komunave, kështu që ekziston rrezik i lartë për korrupsion.

Në debatin, siç u paralajmërua, do të marrin pjesë më shumë kryetarë të komunave në rajonin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat