Jançev: Do të kandidoj për kryetar të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Jançev: Do të kandidoj për kryetar të OBRM-PDUKM-së

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:04
Mitko Jançev

Ish-nënkryetari i OBRM-PDUKM-së dhe kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev deklaroi se do të kandidojë për kryetar të OBRM-PDUKM-së për shkak se partia e tij po shkon në drejtim të gabuar.

Ai thotë se duhet të hiqet praktika ku kryetari i partisë zgjedhet nga një grupi i vogël i njerëzve. Sipas tij Jançev, kreu i OBRM-PDUKM-së duhet të zgjedhet nga e gjithë anëtarësia.

“Do të kandidoj për kryetar të OBRM-PDUKM-së në zgjedhje kur e gjithë anëtarësia do të mund që të votojë në mënyrë demokratike dhe ta zgjedh kryetarin. Për mua nuk janë të nevojshmet kongreset në Vallandovë, unë dëshiroj që e gjithë anëtarësia të deklarohet nëse meritoj që të jem në krye të partisë”, tha Jançev.

Ai tha se Mickoski duhet ta mbajë premtimin dhe të jep dorëheqje pas humbjes në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat