Vazhdon pakënaqësia e deputetëve të BDI-së ndaj ekzekutivit, ditëve në vazhdim dalin hapur

Maqedonia

Vazhdon pakënaqësia e deputetëve të BDI-së ndaj ekzekutivit, ditëve në vazhdim dalin hapur

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

100 ditëshi i Qeverisë duket se po shkakton pakënaqësi akoma më të mëdha në shumicën parlamentare pikërisht në pjesën e partisë më të madhe shqiptare në pushtet BDI për faktin se ekzekutivi nuk ka treguar aspak sukses në programin e tyre qeveritarë dhe se sipas burimeve nga brenda BDI-së të Zhurnal, kjo pakënaqësi vazhdon edhe më tej në grupin parlamentar të BDI-së.

Duke parë rrethanat në të cilat ndodhet vendi, përbërja e kabinetit qeveritarë nuk ka marrë pëlqimin as të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së gjë që është e domosdoshme dhe është praktikuar tashmë në të gjitha ciklet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare kur BDI ka qenë pjesë e ekzekutivit, derisa kjo përbërje e fundit duket se është bërë kokë në vete.

Pakënaqësia e madhe nuk ekziston vetëm tek grupi parlamentar, por sipas të njejtave burime një pakënqësi e madhe duket se është dhe tek aëntarësia e BDI-së por edhe më gjerë duke mos përjashtuar organet partiake.

Megjithatë, ndonëse këto pakënaqësi grupacione të ndryshme mundohen që t’i neutralizojnë brenda partisë, mirëpo të njejtat nuk do të mund t’i heshtin në organin legjislativ, aty ku ekzekutivi mund të sjellë për miratim ndonjë marrëveshje të mundëshme me shtetin bullgar, ky vendi është në pikën e krizës dhe mosmarrëveshjes.

Burime të njejta theksojnë se ditëve në vijim pritet që të dalin me qëndrimet e tyre deputet të caktuar të cilat do të shfaqin hapur pakënaqësitë e tyre ndaj prolemeve të lartëshënuar, si dhe do të bojkotojë seancat e Kuvendit dhe komisioneve të cilat i drejtonë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat